Lajme

Policia e Kosovës shpallë në kërkim një person të dyshuar për sulm seksual

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 04 April 2023

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Sulm Seksual’’.

‘’Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të nenit 77, paragrafit 2, të KKP-së, lidhur me zbatimin e nenit 71,  pika 3.1, 3.12, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale: “Sulm Seksual” në bashkëkryerje, konform  nenit 229 të KPRK-së’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, Policia ka kërkuar nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera