Policia e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave

Autori: Gazeta inFokus
19:05 | 19 November 2022
Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë kufitar në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.
Sipas komunikatës së PK, në rastin e parë njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar Mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.
Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar Mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr.
37 x 12 = 444 Kavanoza
444 x 720Gr = 319.680Kg
Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.
Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj:
• 60 litra alkool 40%, Zhollta,
• 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali
• 6 litra alkool 40%, Stomaklia.
Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave.

Të tjera
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...