Lajme

Policia arreston tre persona për tentim -rrëmbim, u konfiskohen thika, pranga e mulli për narkotikë

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 16 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të të dyshuar për “veprën rrëmbim në tentativë”.

Sipas kësaj komunikate, zyrtarët policor në Fushë Kosovë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë.

Ata kanë bërë të ditur inicialet e të dyshuarve që janë: G.M, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.C, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  D.Xh mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë, arrtestimi ka “ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit”.

Krejt në fund personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: dy thika, mulli  për bluarjen e narkotikëve, pranga etj.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera