Lajme

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 08 July 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën e premte në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52.

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka  njoftuar Policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera