Lajme

Polici shpëton 75 vjeçaren nga vërshimet në Sllovi të Lipjanit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 06 May 2018

Si pasojë e të reshurave të shumta të shiut në mesditën e së dielës komuna të shumta të Kosovës patën vërshime.

Por, një moment më delikat duket se pati një 75 vjeçare në komunën e Lipjanit.

Bëhet e ditur që e moshuara kishte ngelur e vetmuar në shtëpinë e saj ndërsa ka tentuar të ikte si pasojë e vërshimeve nga shiu në fshatin Sllovi.

-Advertisement-

Megjithatë për një moment një banor i këtij fshati, Asllan Bytyqi, i cili raportohet të jetë pjesëtar i Policisë së Kosovës, i del në ndihmë të moshuarës.

Duke e bartur në duar, ai e largon 75 vjeçaren nga zona e cila sipas pamjeve të regjistruara duket të ketë qenë me rrezikshmëri dhe tejet e vështirë e depërtueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera