Pogba flet për herë të parë për ekipin e tij të ardhshëm pas reduktimit të dënimit

Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 15 October 2024
Paul Pogba i cili është në pronësi të Juventusit ka thënë se reduktimi i dënimit prej katër viteve në vetëm 18 muaj është një ‘lehtësim i jetës’ duke shtuar se raportet për një marrëveshje me Marseille nuk janë të besueshme.
Mesfushori kishte marrë një dënim të rëndë për shkak se ishte testuar pozitiv në substancën DHEA – promovues i rritjes së hormoneve dhe testosteronit në trup në fillim të sezonit 2023/2024.
Ai më pas bëri një apel ndaj këtij vendimi që u pranua pjesërisht, duke reduktuar dënimin në vetëm 18 muaj në mënyrë që të rikthehet në fushë në mars të vitit të ardhshëm.
“Duket sikur më kanë dhënë një tjetër mundësi, më është rikthyer ajo që më është marrë. Marsi duket sikur është nesër, do të vijë shpejtë dhe mezi po pres”, ka thënë Pogba.
Juventusi ka qenë shumë i paqartë në lidhje me atë se a do të vazhdojnë me Pogban kur të rikthehet në dispozicion apo do të ndërpresin kontratën e tij me marrëveshje të dyanshme.
Shumë njerëz presin që të ndodhë kjo e fundit, në këtë rast ku është përmendur transferimi i tij i mundshëm tek Marseille.
Është një propozim të cilin e ka bërë ish-bashkëlojtari i Pogbas, Patrice ‘Uncle Pat’ Evra.
“Kam qeshur, sepse është Uncle Pat, ai e ka thënë atë si një shaka. Unë jam ende nën kontratë, kështu që nuk është e besueshme”.
“Unë tashmë kam një klub, kështu që vetëm po mendoj të rikthehem dhe të dalë nga kjo situatë. Natyrisht, askush se di se çfarë premton e nesërmja, kështu që kurrë mos thoni kurrë”, përfundoi francezi.

Të tjera
-
Lirohet nga paraburgimi polici prizrenas që dyshohet se e rra*hu brutalisht qytetarin
Zyrtari policor Remzi Pulaj i arrestuar para 10 ditësh nga Inspektorati Polic...
-
Ministria e Infrastrukturës: Nuk jemi informuar për testimet në urën mbi Ibër
Kamionë e mjete të ndryshme dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë mb...
-
Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot...
-
ZRRE paralajmëron ankesë ‘‘në instancat më të larta’’ për vendimin e Gjykatës Komerciale
Zyra e Rregullatorit për Energji, ka paralajmëruar ankesë në ‘‘instancat më t...
-
Presidentja Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë
Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja e vendit, Vjosa Osman...
-
Bajrami reagon sërish për tenderin 137 milionësh: Ministrja e paska detyru KEK-un të dalë me komunikatë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përsëri lidhur me tenderin e ...
-
Policia parandalon kontrabandë në veri, sekuestrohen 220 drunj dekorativ
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën...
-
AKP fton për ofertim me 25 qershor, 98 prona në shitje në gjithë Kosovën
Agjencia Kosovare e Privatizimit fton të gjithë investitorët e interesuar që ...
-
Urat e qeverisë mbi Ibër, nënkryetari i Mitrovicës së Veriut: S’është momenti, s’kemi qendër kulturore, shkolla…
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi l...
-
Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gj...
-
Bajrami përshëndet vendimin e Komerciales, shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE’së: Krijon precedent të rëndësishëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka përshën...
-
Zyrtarët iranianë festojnë armëpushimin si “fitore” ndaj SHBA-së dhe Izraelit
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përk...