Sport

“Pogba dhe Kante nuk janë lojtarë për Real Madridin”

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 12 April 2019

Iago Aspas është kthyer në lojtar vendimtar për Celta Vigo, që falë golave të tij në ndeshjet e fundit është larguar me 2 pikë nga zona e ftohtë, duke refuzuar 7 milionë euro pagë nga Kina, vetëm për të ndihmuar ekipin ku u rrit si lojtar.

Së fundi, ai ka dhënë një intervistë për “Radio Marca” ku zbuloi se tashmë Celta dhe ai nuk shohin më nga poshtë renditjen, por pas dy fitoreve dhe një barazimi në ndeshjen e fundit, ata shohin me qëllimin që vetëm të përforcojnë pozitat e tyre në renditje.

Më tej ai u ndal të flasë edhe për merkaton e Real Madridit, ku foli me emra konkret.

-Advertisement-

“Lojtarët që më pëlqejnë dhe që do firmosja janë Hazard dhe Mbappe. Hazard do jetë më i vlefshëm se Mbappe për Realin.

Pogba apo Kante? Asnjërin, ata nuk janë lojtarë për Real Madridin. Më pëlqen mesfusha me lojtarë që ka tani. Është në nivelin më të mirë të saj, për më tej kanë Ceballos, i cili është ndërkombëtare dhe ka pasur vazhdimësinë që i nevojitet një 21-vjeçari. Për shembull, Thiago Alcantara më pëlqen më shumë se Pogba dhe Kante”, tha Aspas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera