Lajme

Podujeva sot pa ujë për disa orë, këto janë zonat që preken

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 19 September 2026

Disa pjesë të qytetit të Podujevës do të mbesin sot pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve të detyruara në gypin me diametër 400 milimetra.

Kështu ka njoftuar KRU “Prishtina”, duke bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të nisë nga ora 07:00 dhe pritet të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.

Sipas njoftimit, zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

-Advertisement-

Rruga “Radio Llapi”

Rruga “Ali Ajeti”

Rruga “Shakadin Behrami”

Një pjesë e qytetit, veçanërisht zonat në pozicion më të lartë.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit për kohëzgjatjen e ndërprerjes.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy