Lajme

Po realizohet një mural për katërshen e UÇK-së pak ditë para vendimit në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 08 September 2026

Një mural i madh kushtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po realizohet në një nga hapësirat e Prishtinës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në mur shihen katër figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të paraqitura në një kompozim të përbashkët, ndërsa artistja po punon ende për përfundimin e veprës.

Murali vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku veç edhe 8 ditë do të shpallet verdikti final ndaj tyre.

-Advertisement-

Më 12 shtator në Prishtinë është paralajmëruar “Marshi për Liri”, në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Protesta vjen vetëm katër ditë para se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të shqiptojnë aktgjykimin në procesin që ka zgjatur prej vitesh.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit pritet të shpallet më 16 shtator.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy