Lajme

Po mbante armë në brez, arrestohet 21 vjeçari në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 23 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e hënë), ka arrestuar një person i cili po mbante armë në brez, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, I dyshuari nuk posedonte leje për armën e mbajtur.

“Në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk posedonte leje. Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave  material”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera