Plani i Daut Haradinajt për zjarrfikësit e Prishtinës, zgjidhje e statusit dhe sigurim shëndetësor
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 06 October 2021
Zjarrfikësit në Prishtinë, sikurse në të gjithë Kosovën, punojnë në kushte të rënda, përkundër misionit tejet human që ata e kanë në shoqëri. Zakonisht zjarrfikësve nuk u kushtohet ndonjë vëmendje e madhe as në fushata zgjedhore, sepse ata janë pak dhe nuk përbëjnë numër të madh votash.
Megjithatë, për dallim prej herave të tjera, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj e ka në programin qeverisës çështjen e zjarrfikësve të Prishtinës. Mes ikave tu flitet për zjarrfikësit, në programin e kandidatit të AAK-së, është edhe ofrimi i sigurimit shëndetësor për zjarrfikësit e Prishtinës.
Haradinaj synon që një trajtim i veçantë t’i kushtohet së pari statusit të pazgjidhur të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, me ç’rast prioritet do të jetë trajtimi i dinjitetshëm i tyre. Kjo gjë nënkupton se një qeverisje e re e kryeqytetit me Haradinajn kryetar, do të kujdesej që personeli i zjarrëfikësve të jenë në nivel profesional dhe të jetë i pajisur me mjete të teknologjisë më të re për punë.
Paraprakisht, në kuadër të Sektorit për Siguri dhe Emergjenca do të krijohet drejtoria e posaçme e zjarrfikësve, e cila për një periudhë të shkurtër do të punojë në zgjidhjen e statusit të kësaj brigade, të sigurimit shëndetësor për zjarrfikësit, por edhe zgjerimin e personelit.
Një analizë tjetër që është bërë në programin e Haradinajt, ka të bëjë me ndërtimet e hovshme dhe të larta në Prishtinë. Ky trend, sipas Haradinajt, imponon decentralizimin e zjarrfikësve, por edhe të shërbimeve të tjera emergjente, për t’iu përgjigjur nevojave në rast të fatkeqësive të zjarrit apo aksidenteve të natyrave të ndryshme.
Haradinaj, gjatë fushatës, i ka vizituar dhe ka biseduar me zjarrfikësit në Prishtinë. Ata i kanë mirëpritur propozimet e Haradinajt dhe i kanë dhënë mbështetje në kandidaturën e tij, me shpresën që problemet e tyre të natyrës statusore, por edhe të natyrave të tjera, të zgjidhen një herë e përgjithmonë.
Haradinaj ka një program të gjerë dhe origjinal, të ndërtuar mbi analiza e hulumtime paraprake, mbi problemet dhe nevojat e Prishtinës. Si i tillë, programi i tij me sukses ka arritur të trajtojë shumicën e nevojave të shumta të kryeqytetasve.
Të tjera
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...