Lajme

Plagosen në aksident 6 persona, mes tyre 2 fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 21 August 2022

6 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident në Lushnje.

Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnje në fshatin Pirrë. 55-vjeçari M. Kapllani duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale I. K., banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët: G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

-Advertisement-

Raportohet se paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë errësira në rruge. Mjeti bujqësor nuk lejohet të futet në këtë aks, ndërsa mjeti me targa italiane nuk e ka parë dhe i ka rënë nga pas zetorit./Tv Klan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera