Lajme

Pjesëtarë të komunitetit egjiptian nga diaspora të kënaqur me trajtimin

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 07 August 2018

Në kuadër të manifestimeve ‘Ditët e diasporës në Kosovë 2018” që janë duke u organizuar këto ditë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje të veçantë për pjesëtarët e diasporës nga komunitetit egjiptian i Kosovës.

Haradinaj ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar ambient të qetë, zhvillues dhe prosperues, për të gjithë qytetarët e saj, do të jetë i vazhdueshëm.

Haradinaj, duke bashkëbiseduar me pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora ka kërkuar që të gjithë të angazhohen në përcjelljen e imazhit të mirë për vendin tonë, por edhe për sjelljen e praktikave të mira zhvillimore në vend.

-Advertisement-

Pjesëtaret e diasporës së komunitetit egjiptian janë shprehur të kënaqur me angazhimin, e siç thotë kumtesa qeveritare , Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin egjiptian.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy