Sport

Pique tregon si e kishte lutur Messin të qëndroj në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 23 October 2020

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për rastin e largimit të Messit nga ‘Camp Nou’, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ishte shumë afër ndarjes me  blaugranët pas 20 vitesh, por klubi e bllokoj atë duke i thënë që mënyra e vetme është nëse paguan klauzolën prej 700 milionë eurosh, gjë kjo që bëri Messin të qëndroj të paktën edhe për  një sezon.

E për këtë rast ka folur edhe 33 vjeçari, Pique, i cili ka treguar që në atë kohë nuk kishte shumë kontakt me Messin, por megjithatë i kishte kërkuar të qëndroj në klub.

-Advertisement-

“Nuk kisha shumë kontakte me Messin ato ditë. Ka qenë problem personal. Mbaj mend se i kam dërguar mesazh dhe i kam thënë që të qëndrojë me ne sepse meriton ta dëgjoj emrin e tij sërish në Camp Nou”.

“Është për të ardhur keq që lojtari më i mirë i të gjitha kohëve dërgon Burofax sepse nuk po e dëgjoni bordi i klubit. I tha prit një vit derisa të vijnë të tjerë, derisa ata të shkojnë”, ka deklaruar Pique./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera