Pija që zgjat jetën/ Kefiri, ushqimi më i shëndetshëm i shekullit
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 10 July 2020
Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin. Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”. Sipas të dhënave për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.
Tani, ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit të 21 dhe në Shqipëri gjendet në supermarkete. Ai është shumë i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun. Ai përmban 30 lloje të baktereve të mira që ndihmojnë kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e të tjerë.
Çfarë është kefiri?
Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi. Sipas të dhënave fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë. Kefiri bëhet me lloje të ndryshme qumështi dhe ka nevojë për kokrriza të gatshme që mund të blihen në supermarket apo dyqanet me produkte bio. Këto kokrriza (prej fare bulmeti dhe bakteresh të mira) janë organizma të gjalla me profil unik. Ato janë një masë xhelatonize e butë e përbërë nga proteina lipide, poisakaride e të tjerë dhe shërbejnë si farë për zënien e kefirit. Këto kokrriza që formojnë një lëmsh të bardhë ose të verdhë mund të përdoren një jetë të tërë përsa kohë ruhen në kavanozë qelqi të mbuluar me qumësht.
Llojet e kefirit
Kefirin mund ta gjeni në lloje të ndryshme dhe kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta apo çokollatë. Llojet kryesore të kefirit janë: ai i thjeshti me qumësht, kefiri me ujë, kefiri me ujë are kokosi, ose kefiri me lëng frutash. Këto lëngje shtohen gjatë procesit të fermentimit.
Si konsumohet kefiri
Shija e tij është e athët dhe ia kalon kosit. Ajo përshkruhet si një kryqëzim mes qumështit dhe kosit. Megjithatë, shija mund të ndryshohet në varësi të kohës së fermentimit. Kosi hahet me lugë, ndërsa kefiri pihet.
Vlerat shëndetësore të kefirit
Vlerat e kefirit janë të pafundme, dhe për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit bashkë me kosin.
Probiotikët
Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.
Burim kalçiumi
Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rendësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind.
Ndjeshmëria ndaj laktozës
Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj. Ky përmirësim është më i fortë në rastin e kefirit se se tek kosi.
Sëmundjet nervore
Kefiri rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë.
Anemia
Mjekët rekomandojnë konsumimin e një litri kefir në ditë kundër anemisë.
Bronkiti
Sëmundje si bronikit, azma, apo problemet me zorrën e trashë kërkojnë trajtim me gjysëm litri kefir në ditë./AgroWeb
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...