Sport

Pezullohet përjetë presidenti i klubit turk që goditi me grusht arbitrin

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 15 December 2023

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit Halil Umut Meler. Klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme shtëpiake.

Koca humbi toruan pas ndeshjes Ankaragucu-Rizespor, e cila përfundoi në barazim 1-1 falë golit të skuadrës mike në minutën e shtatë shtesë. Më pas dha dorëheqjen, duke deklaruar se asgjë nuk mund të justifikonte dhunën e ushtruar prej tij ndaj kryesorit të sfidës.

“Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandaloj që Ankaraguci, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, theksoi 59-vjeçari.

-Advertisement-

Koca vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy