Pesë ngjarjet kryesore të javës së kaluar sipas Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 21 November 2022
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka publikuar “pesë ngjarjet kryesore të javës që lamë pas”.
Të parën ai e ka radhitur fitoren e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit.
“Edhe një fitore e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit në rastet e padive ndaj shtetit. Falë këtyre fitoreve, në më pak se tre muaj buxhetit të vendit i janë shpëtuar rreth 100 milionë euro”.
E dyta është pjesëmarrja për herë të parë e një delegacioni nga Kosova në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.
“Një delegacion i Republikës së Kosovës, për herë të parë mori pjesë në konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Tash e tutje synojmë të marrim pjesë çdo vit dhe të anëtarësohemi në konventën për Ndryshime Klimatike të OKB-së”.
“Kosova u ngrit për një kategori në Indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri. Nga Grupi C në Grupin B, tani jemi në mesin e vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale”, është ngjarja e tretë e radhitur.
Në ngjarjet e javës është përmendur edhe miratimi në parim i buxhetit për vitin 2023.
“Me 64 vota, u votua në parim buxheti 3.2 miliardë euro për vitin 2023. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë.”
Ngjarja e fundit është hapja e thirrjes së dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë përmes pajisjeve ekonomike të ngrohjes.
Të tjera
-
34 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
Gjermania sot shënon 34 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjerm...
-
FShSK mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë
Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mbajë sot një konferencë për media. ...
-
SHBA, kusht për mbështetjen ndaj Izraelit! Biden: Jo sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të mërkurën se ai nuk do të ...
-
Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc, IKSHPK-ja merr mostrat për testim – Rezultatet dalin sot
Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e testuar ujin ...
-
Lufta i kushton Izraelit 100 miliardë dollarë, ekonomistët: Janë hapur disa fronte, kosto shumë e lartë
Lufta kushton. Shumë madje. Jo vetëm nga pikëpamja njerëzore. Konflikti në...
-
Shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së
Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje ...
-
Sot dot do të mbajë mot kryesisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesi...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht ...
-
Zogaj: LVV e PDK po bllokojnë Prishtinën, rrezikojmë t’i humbim rreth 9 milionë euro
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka akuzuar Partinë Demokratike dhe Lëvi...
-
BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçan...
-
Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft statuti aktual i Asociacio...