Sport

Pesë ndeshjet e fundit të Azerbajxhanit në udhëtim

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 November 2018

Kombëtarja e Azerbajxhanit do të jetë mysafire e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën D, në Ligën e Kombeve.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit e vlefshme për ‘Grupin 3’ në Ligën D fillon nga ora 20:45.

Në pesë ndeshjet e fundit zyrtare në udhëtim, Kombëtarja e Azerbajxhanit ka shënuar një fitore, një barazim dhe tri humbje.

-Advertisement-

Kombëtaret që kanë mposhtur Azerbajxhanin janë Irlanda e Veriut, Norvegjia dhe Gjermania, në kualifikueset për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Serinë e humbjeve në udhëtim, Azerbajxhani e ka ndalur në kompetionin e Ligës së Kombeve,ku nga dy ndeshjet e vetme në udhëtim në këtë garë, ka shënuar një fitore në shtëpinë e Ishujve Faroe, dhe ka marrë një barazim 1:1 ndaj Maltës.

Irlanda e Veriut 5:0 Azerbajxhan

Norvegji 2:0 Azerbajxhan

Gjermani 5:1 Azerbajxhan

Malta 1:1 Azerbajxhan

Ishujt Faroe 0-3 Azerbajxhan

Përndryshe Kosova dhe Azerbajxhani janë skuadrat e vetme të pamposhtura në grupin e tyre, me ‘Dardanët’ që kryesojnë me 11 pikë, me dy më shumë se mysafirët që sot presin në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera