Lajme

Pesë ish-deputetët e VV-së që s’e kaluan pragun më 7 qershor

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 18 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa sot ka nisur rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta.

Sipas rezultateve të procesuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, disa deputetë që kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të fituar një mandat në përbërjen e re të Kuvendit.

-Advertisement-

Jashtë Kuvendit nga ky subjekt politik kanë mbetur: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Fatos Geci, Arsim Ademi dhe Rozeta Hajdari.

Megjithatë, në rast të formimit të Qeverisë nga LVV-ja, disa nga ta, por edhe të tjerë, mund ta rikthejnë mandatin. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve të zgjedhur nga kjo parti në këtë legjislaturë, mbanin poste ministrore në qeverinë e kaluar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy