Pesë gjërat që mund të mos i keni ditur për Milot Rashicën
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 14 January 2020
Pasi ka shkëlqyer me Werder Bremenin në Gjermani dhe me ekipin kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, Milot Rashica e ka marrë vëmendjen e mediave botërore.
Për këtë arsye, mediumi Bulinews e ka publikuar një artikull me pesë fakte që mund të mos i keni ditur për Rashicën, transmeton Gazeta “Express”.
- Djali i një dentisti
Milot Rashica ka lindur në Vushtrri të Kosovës. Përderisa po rritej, ai shpejt e mori vesh se nuk ishte i interesuar t’i ndjek hapat e babait të tij, që ishte dentist. Në vend të kësaj, Milot Rashica e filloi karrierën e tij si futbollist, duke i shkuar më afër ëndrrës së dajës së tij, i cili kishte qenë futbollist dhe e kishte nxitur atë të bëhet futbollist.
“Babai im është dentist, ai nuk ishte futbollist. Por, daja im luante futboll në ligën e parë në Kosovë. Ai ishte personi që më regjistroi për herë të parë në një shkollë futbolli”, kishte treguar Rashica për BILD.
“Në fillim, babai im ishte pak i zhgënjyer sepse ai shpresonte që edhe të bëhesha dentist. Por, kur e kuptoi se s’më intereson shumë ajo karrierë dhe kur më pa në fushë, ai më mbështeti për ëndrrën time. Ai më dërgonte gjithkah. Vendlindja jonë Vushtrria është rreth 60 kilometra larg shkollës së futbollit në Prishtinë”.
- Debutoi si futbollist në moshën 16-vjeçare
Si i ri, Rashica kishte shkuar në prova te klubi belg Gent, që ia kishte ofruar një kontratë. Por, në fund ai vendosi ta refuzonte atë ofertë dhe vazhdoi duke debutuar për ekipin e parë të Vushtrrisë në vitin 2013, kur ishte vetëm 16-vjeçar.
- Bëri emër në Holandë
Në shtator të vitit 2014, Rashica iu bashkua klubit holandez Vitesse për prova dhe në fund u transferua në Holandë me një marrëveshje që ishte efektive nga 1 korriku i vitit 2015.
Rashica ishte mbresëlënës në Vitesse me 100 paraqitjet e tij, ku kontribuoi me 15 gola dhe 24 asiste, duke e siguruar kështu transferimin për shtatë milionë euro në Bremen, në janar të vitit 2018.
- I preferuari i tifozëve
Rashica kishte luajtur në dy ndeshje miqësore për ekipin kombëtar të Shqipërisë para se të vendoste të kalonte në Kosovë në gusht të vitit 2016. Që nga atëherë, ai i ka shënuar katër gola në 25 paraqitje për Kosovën dhe tani është bërë i preferuari i tifozëve në vendlindjen e tij.
“Shumë njerëz vendosin ta marrin emrin tim në fanellën e Kosovës. Për më tepër, shumë njerëz në Kosovë veshin fanella të Werderit gjithashtu. Kjo më bën krenar”, kishte thënë Rashica për Sport Bild.
- Pati nevojë për kohë për t’u përshtatur në Werder
Rashica fillimisht i pati disa vështirësi pas transferimit të tij në Werder, para se ta merrte vëmendjen në Gjermani gjatë sezonit 2018/10, kur i shënoi nëntë gola dhe i bëri pesë asiste në 26 ndeshje.
“Mua m’u nevojiten pak muaj për t’u mësuar me stilin e lojës, taktikat, intensitetin dhe shpejtësinë”, kishte thënë Rashica, duke shtuar se sulmuesi veteran Claudio Pizarro i kishte ndihmuar të përshtatet.
“Pasi i pata disa raste të mira, Pizarro më tha: “Hej, është një gjë shumë e mirë që po ke raste të tilla. Golat do të vijnë”. Të gjithë në skuadër më mbështetnin. Për këtë arsye ndihem kaq shumë si në shtëpi këtu”.
Të tjera
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...