Lajme

“Personi që e kêrcênoi Haradinajn është familjar i deputetit të Vetëvendosjes”

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 12 August 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar Skënder Llugiqin, pasi i njëjti nga salla e Kuvendit bëri thirrje për pushkatimin e deputetit dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj

Pas arrestimit, ka reaguar sërish deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili deklaroi se i arrestuari është i afërm i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt. Kjo pjesë e familjes Llugiqi nga Dobraja e Lipjanit janë një derë me Tefik Llugiqin, tradhtarin e famshëm që i shërbeu Millosheviqit. Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij. Çfarë të thuhet më shumë në këtë rast?”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy