Lajme

Përplasen treni dhe një automjet në Pejë, një person dërgohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 27 September 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.“Personi i lënduar, sipas ekipit mjekësor, ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur Rugova.

Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy