Lajme

Përplasen Hoti e Haradinaj për hyrjen e Vuçiq në Kosovë: Vendimet për Qeverinë i marr unë

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 26 November 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se vendimet se kush do të hyjë në Kosovë e kush jo nuk i takon që ti marrë ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

Ai në një prononcim para mediave ka thënë se qëndrime të tilla zyrtare i jep vetëm kryeministri, shkruan Gazeta inFokus.

Ai shton se ka qëndrime të caktuara të ministrave përkatës, por, që duhet të koordinohen.

-Advertisement-

“Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësojë unë, sigurohem që të koordinonen çështjet me ministrat përkatës, mund të kenë ndonjëherë qëndrime të caktuara por në fund koordinohet”, ka thënë Hoti.

Ky reagim i Hotit vjen pasi që dje Ministrja Haradinaj përmes Tëitterit ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Haradinaj tha se Vuciq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera