Lajme

Përparim Rama takohet me ambasadorin hungarez, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 21 March 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jόzsef Bencze, dhe drejtorin e departamentit të kulturës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë Lászlό Vizi, shkruan Gazeta Infokus.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kanë diskutuar për shndërrimin e Prishtinë në një kryeqendër kulturore.

“Në takim me Ambasadorin e Hungarisë, z. Jόzsef Bencze, bashkë me z. Lászlό Vizi, Drejtorin e Departamentit të Kulturës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë, diskutuam për transformimin e Prishtinës në një kryeqendër kulturore nëpërmjet projekteve bilaterale mes dy vendeve tona”, thuhet në postimin e tij./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera