Lajme

Përparim Rama i ndërpret Jeta Xharrës marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës në Grand Hotel

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 27 July 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti ka ndërprerë marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel, pas reagimit të Jeta Xharrës, për të cilin tha se nuk ka ofruar sqarime për çështjen që ai e cilëson si thelbësore.

Rama u shpreh se deklarata e Xharrës, se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë”, ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje, duke pyetur publikisht: “Kënd po e mbroni?”.

Ai tha se, përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, Kryeqyteti nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, prandaj është dërguar njoftimi zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

-Advertisement-

“Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut”, ka deklaruar Rama.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të rishqyrtohen edhe marrëveshjet e tjera për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë dhe financuar nga Kryeqyteti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy