Sport

Përparim Islami flet pas rikthimit në fushën e blertë

Autori: M.M 17:54 | 21 January 2021

Mbrojtësi anësor i Feronikelit, Përparim Islami, gjatë ditës së mërkurë është rikthyer për të luajtur pas shtatë muaj mungesë për shkak të lëndimit, shkruan Gazeta inFokus.

Në miqësoren që skuadra nga Drenasi zhvilloj dje, Islami arriti të bënte paraqitje të kënaqshme, duke dëshmuar se po i rikthehet formës së dikurshme.

Në një prononcim dhënë Gazetës inFokus, 27 vjeçari ka treguar se cila është gjendja e tij fizike pas rikthimit.

-Advertisement-

“Po jam rikthyer në fushë, e falënderoj Zotin dhe familjen dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur në ato momente të vështira, të cilat i kam kaluar. Gjendja fizike është stabile dhe jam duke punuar intenzivisht për ta rikthyer formën optimale siç isha para lëndimit. Deri në fillim të pjesës së dytë të kampionatit janë edhe disa ditë dhe shpresoj që ta kapi formën sa ma mirë dhe të jem i gatshëm për sfidat që na presin në kampionat”, ka deklaruar Islami për Gazetën inFokus.

Përparim Islami ka disa vite që është njeri nder mbrojtësit e djathtë më të dalluar në Kosovë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera