Sport

Përmbledhje e xhiros së 18-të në Superligë, gjithçka çfarë ndodhi në 6 takimet e zhvilluara

Autori: Erion Maliqaj 21:12 | 16 February 2020

Elita e futbollit kosovar ka nisur stinorin pranveror me ndeshjet që i kanë takuar javës së 18-të, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ka bërë një përmbledhje të kësaj xhiro dhe më poshtë ju sjellë fituesit, dështuesit, befasinë e javës së parë të stinorit pranveror dhe lojtarin me të dalluar.

FITUESIT E JAVËS

-Advertisement-

Fitues të kësaj xhiros padyshim janë Drita, Ballkani dhe Prishtina.

Drita arriti ta fitoj derbin lokal ndaj Gjilanit me rezultat 2-0. Që të dy golat për ‘bardhekaltërit’ i realizoi ish-sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa.

Kjo ndeshje u karakterizua më lojë mjaftë të mirë nga të dy skuadrat, me vendasit që arritën të ishin më të saktë para portës për ti arkëtuar pikët e plota.

Dueli u përcoll nga mbi 5,000 mijë shikues të cilët krijuan atmosferë fantastike.

‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ edhe në këtë takim dhuruan spektakël në tribuna me koreografi të ndryshme.

Fotografia e Drita FC

Edhe kjo përballje nuk kaloi pa incidente, pasi më të përfunduar takimi tifozët e Dritës kanë sulmuar autobusin e skuadrës së Gjilanit, madje atë e kanë bërë në pranin e policisë, të cilët ishin duke e përcjellë skuadrën ‘kuqebardh’.

Drita pas kësaj fitoreje ka kaluar në pozitën e dytë më 34 pikë, 3 më pak se Ballkani që kryeson dhe 2 me shumë së Gjilani që ka zbritur në pozitën e katërt.

Fitues të kësaj javë janë edhe Ballkani e Prishtina, të cilët e filluan furishëm stinorin pranveror, duke korrur fitore ndaj Drenicës përkatësisht Vushtrrisë.

Ballkani e mposhti në shtëpi Drenicën me rezultat 3-0, për të vazhduar kryesimin.

Fotografia e FC Ballkani

‘Portokallinjtë’ dhuruan ndeshje mjaftë të mirë dhe me plotë meritë arritën ti merrnin pikët e plota ndaj ‘kuqezinjve’ të cilët nuk ishin në elementin e tyre.

Prishtina ftoj ndaj juniorëve të Vushtrrisë në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat bindës 4-0.

Kryeqytetasit e mposhtën Vushtrrinë dy herë brenda 1 jave.

Fotografia e FC Prishtina

Javën e kaluar e eliminuan nga Kupa e Kosovës, kurse këtë javë i shkaktuan disfatë në kampionat.

Me lojën e treguar djelmoshat e Armend Dallkut me plotë meritë arkëtuan pikët e para në pranverë.

DËSHTIMET E JAVËS

Dështimet e javës së parë të stinorit pranveror janë Feronikeli dhe Llapi.

Feronikeli nuk arriti më shumë së një barazim 1-1 në udhëtim të Ferizaj.

Fotografia e FC Ferizaj

Duke parë forcën dhe cilësinë që posedon Nikli atëherë lirisht mund të quhet dështim ky barazim me ferizajasit, të cilët kanë probleme të mëdha brenda klubit, madje menjëherë pas ndeshjes trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi dha dorëheqje të parevokueshme, duke thënë se situata e krijuar në klubin e ‘ujqërve’ është vërtetë e keqe dhe se nuk mund të vazhdoj tutje më këtë gjendje që ka kapluar ferizajasit.

Edhe skuadra e Llapit mund të quhet dështim i kësaj javës, pasi nuk arrti më shumë së një pikë në udhëtim të Dukagjini i Klinës.

Fotografia e K.F. Llapi

Llapi bëri 14 transferime në afatin kalimtar të janarit dhe hyri në stinorin pranveror për tu bërë sensacion, por llapjanët që në duelin e parë ndaj skuadërs së fundit në tabelë u ndalën në barazim pa gola 0-0.

Dukagjini është skuadër që vuan për të shënuar gola, por klinasit në stadiumin ’18 Qershori’ janë një arrë e fortë për kundërshtarët në aspektin defensivë, e kjo gjë u dëshmua edhe sot ndaj skuadrës nga Podujeva.

BEFASIA E JAVËS – FITORJA E FLAMURTARIT

Befasi e javës është fitorja e Flamurtarit ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4-3.

Fotografia e KF Flamurtari

Plotë 7-të gola u shënuan në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’ në Prishtinë, ku në fund festuan vendasit, të cilët e shfrytëzuan mungesën e një lojtari më pak të 89-shit.

Pas kësaj fitoreje ‘Armata e Kuqe’ ka bërë një hap të madh drejtë largimit nga zona e rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.

LOJTARI ME I DALLUAR I JAVËS

Lojtari me i dalluar dhe më i mirë i javës së 18-të në Superligë sipas redaksisë se Gazetës inFokus është sulmuesi, Betim Haxhimusa.

Fotografia e Betim Haxhimusa

Haxhimusa ishte protagonisti kryesor i derbit të anamoravës, të cilin derbi e vendosi me dy golat e tij.

Më poshtë keni edhe renditjen e Superligës pas përfundimit të xhiros së 18-të./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera