Lajme

Përleshje me armë në Prishtinë, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 15 January 2020

Një person është plagosur nga të shtënat më armë që ka ndodhur në pasditen e së mërkurës në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si  pasoje e përleshjes fizike në mes të personave te përfshire në ketë ngjarje një person ka marre lëndime trupore” ka thënë Ahmeti për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Sipas Ahmeti  rasti ka nodhur në rrugën “ Tahir Zajmi” në Prishtinë ku pas një përleshje ka pasur edhe të shtëna më armë zjarri

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi ne Prishtine, ka pasur te shtëna me arme zjarri. Menjëherë ne vend ngjarje kane dale njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë mes tjerash ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera