Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia nuk ka gatishmëri për një marrëveshje për targat
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 April 2022
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha më 21 prill se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.
“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi, njofton rel.
Këto deklarata të Bislimit vijnë pasi në Bruksel, ai fillimisht u takua me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, teksa sot është afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të automjeteve.
Miroslav Lajçak ka arritur t’i bindë palët që të ulen në tryezën e përbashkët.
Petar Petkoviq, nga pala serbe dhe Besnik Bislimi nga ajo kosovare nuk janë takuar së bashku që nga vera e kaluar.
Mediat në Serbi kanë raportuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për shkëmbimin e të dhënave arkivore, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga delegacioni i Kosovës në Bruksel.
Të tjera
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...
-
Sot shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot. ...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Në Hagë vazhdon procesi i ...
-
Sot Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit, parashihen aktivitete
Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit. Në nderim të kësaj d...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Nënpresidentja Kamala Harris do marrë pjesë në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe këshilltari i sigurisë kombëtare J...
-
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel...
-
Shpalli fitoren në Bujanoc, Pajaziti: Kërkesën e parë për takim do ta bëj me Kurtin
Arbër Pajaziti, i cili e ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit në kuadër...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...