Lajme

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi dhe Petkoviq diskutuan për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 16 November 2023

Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Fillimisht palët u takuan ndaras me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Insajderi.

Takimi zgjati më shumë se dy orë dhe tema kryesore ishte hartimi i draft-statutit të Asociacionit.

-Advertisement-

Paralelisht u mbajtën takime të veçanta të ekspertëve ku u diskutua për personat e pagjetur dhe energjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera