Lajme

Përfundon takimi mes Kurtit e Lajçakut

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 06 February 2023

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Siç thuhet në një komunikatë për media, temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Tutje thuhet se Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

-Advertisement-

Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera