Sport

Përfundon ndeshja në ‘Fadil Vokrri’, Drita mposhtë Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 December 2021

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë triumfuar në udhëtim te Prishtina me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e realizoi Marko Simonovski.

-Advertisement-

Ai shënoi në minutën e 36’ një gol të bukur me kokë pas një asistimi fantastik nga Arbnor Muja.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet e treta me 31 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera