Sport

Përfundon ndeshja në Budapest, ‘Gjelat’ ndalen nga hungarezët

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 19 June 2021

Kombëtarja e Francës në futboll edhe pse favorite absolute, nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hungarisë̈, në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Grupit F në Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ , shkruan Gazeta inFokus.

Përkundër rasteve të shumta francezët në fund u deshtë̈ të pajtoheshim vetëm më një pikë, pasi hungarezët nuk lejuan që të mposhteshin para shikuesve të vet.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest, Hungaria kaloi e para në avantazh në minutën e 45+2’ me golin e realizuar nga Attila Fiola, i cili shënoi lehtësisht pas një kombinimi fantastik me Roland Sallain.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për hungarezët, kurse në 45 minutat e dytë francezët arritën ta barazonin rezultatin 1-1.

Ishte sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ai i cili realizoi gol për ‘Gjelat’ në minutën e 66’ të ndeshjes.

Griezmann shënoi një gol të bukur me të majtën e tij, pas një asistimi nga Kylian Mbappe, i cili para se të pasonte topin te futbollisti i Barcës, e shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve hungarez.

Pas barazimit të rezultatit mysafirët e morën lojën nën kontroll dhe deri në fund patën disa mundësi të mira për golin e tri pikëve, por mbrojta mirë e organizuar e vendasve dhe portieri Peter Gulacsi nuk e lejuan një gjë të tillë.

Pas këtij barazimi, Franca renditet e para në Grupin F me 4 pikë, kurse Hungaria mbetet e treta me 1 sosh.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup, francezët e luajnë ndaj Portugalisë, kurse hungarezët do të ballafaqohen me Gjermaninë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera