Sport

Përfundon miqësorja ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, kaq gola u shënuan në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 04 February 2021

Ballkani dhe Malisheva i kanë matur sot forcat, pasi kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në prag të fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë, ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi, me mund të madh e ka mposhtur skuadrën e udhëhequr nga Arsim Thaqi.

‘Portokallinjtë’ kanë triumfuar me rezultat 3-2 ndaj malishevasve.

-Advertisement-

Golat për vendasit i shënuan Ermal Krasniqi, Meriton Korenica dhe Mirlind Daku, kurse për mysafirët realizuan Rrahmani dhe Sekiraqa.

Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese për Ballkanin, qe stinorin pranveror do ta fillon me 10 shkurt ndaj Llapit, në kuadër të Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër Malisheva po bëhet gati për ta nisë pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë, më të vetmi synim inkuadrimin në Superligë për herë të parë në histori të klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera