Sport

Përfundon derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, kjo skuadër arkëton tri pikë në fund të takimit

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 13 December 2020

Ka përfunduar kryendeshja e javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina e ka mposhtur Ballkanin në fund të takimit me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golat për ‘bardhekaltërit’ i realizuan Otto John në minutën e 45+1’ dhe Besnik Krasniqi në minutën e 90’, ndërsa për ‘portokallinjtë’ shënoi Visar Berisha, në minutën e 45+5’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Prishtina renditet e treta me 31 pikë, kurse Ballkani mbetet i dytit me 38-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera