Sport

Përfundim i çmendur në ndeshjen, Fiorentina – Inter (VIDEO)

Autori: E.M 22:57 | 24 February 2019

Fiorentina dhe Interi i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 3-3, në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në minutën e parë të takimit De Vrij i Interit shënoi autogol për epërsinë e parë të Fiorentinës, por Zikaltërit u rikthyen furishëm duke shënuar tri gola nëpërmjet Vecino, Politano dhe Perisic.

Vendasit nuk u dorëzuan për asnjë qastë dhe besuan deri në fund për një rezultat pozitiv, të cilin edhe e arritën, pasi në minutën e 74’ Muriel e ngushtoi rezultatin në 3-2, kurse një pikë skuadrës së Fiorentines ia siguroi Veretout i cili shënoi në minutën 90+11’ nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 3-3.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Fiorentina renditet e nënta më 36 pikë, ndërsa Interi i treti më 47 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera