Lajme

Përflitej për kryetar të PDK’së, vjen reagimi i Gent Cakajt

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 22 June 2021

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar pasi së fundmi u përmend edhe emri i tij si kandidat për kryetar të PDK’së.

Cakaj tha se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë

“Unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht”, është shprehur Cakaj.

-Advertisement-

Me 3 korrik, PDK’ja do të zgjedhë kryetarin e ri. Një ndër emrat e përfolur ishte edhe Gent Cakaj.

Por, kandidatët potencialë për kryetar të PDK’së, pritet të jenë Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera