Shëndetësi

Përfitimet shëndetësore të ujit të detit

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 08 August 2017

Deti përveç kënaqësisë dhe ndjesisë së lirisë së pakufishme na ofron një sërë përfitimesh shëndetësore.

Deti na ofron shumë minerale të dobishme për organizmin tonë.

Veç me një zhytje në det i garantojmë të mira trupit dhe mendjes.

-Advertisement-

Ja përfitimet që marrim nga koha e kaluar në det:

Minerale ne ujin e detit

Në det mund të gjejmë nga një dallge tek tjetra rreth 92 minerale, sigurisht është vështirë t’ua kujtosh të gjithëve emrat, por më të njohurit dhe në vend të parë është jodi, përveç këtij minerali gjendet dhe magnezi, potasi, të duhura për organizmin tonë në shumë aspekte.

Stres dhe qarkullim

Ky përqendrim me kripëra minerale na lejon ti japim organizmit një mundësi për të larguar stresin, për me tepër favorizon edhe qarkullimin. Për të përfituar nga kjo e mirë, janë shumë të mira ecjet me këmbët në ujë deri tek kaviljet ose deri në bel.

Lëkura

Pas një zhytjeje lëkura duket tonike dhe shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e “pastër” nga qelizat e vdekura, si një lëkurë natyrale, që uji i detit arrin të kryejë në mënyrën më të thjeshtë dhe efikase. Jodi pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ato që vuajnë nga aknet, puçrrat dhe plagë apo shenja, fal ujit te detit mund te ketë rezultate te shkëlqyera. Filmi hidrolipidik epitelial merr nga jodi i ujit te detit një veprim parandalues, për këtë arsye dhe lëkura shfaqet me e bukur. Për dermatitet atopike, e përhapur mes te rriturve dhe te vegjëlve, një zhytje ne det si dhe shëtitjet ne breg janë me te vërtet shume te shëndetshme, aq sa është bere dhe filozofi ne disa qendra SPA ne disa prej qyteteve me te mëdha te botes, shkruan Living.

Celuliti

Jodi është në gjendje të luaj një aksion, përveç se sipërfaqësor edhe shumë më të thelle, ja perse të bësh një zhytje në det ndihmon edhe organet e brendshme. Celulitit edematoz është një nder ato situata të cilat mund të kurohen apo të ndihmohen edhe thjesht duke notuar ne det.

Kilet e tepërta

Duke notuar në det muskujt tonifikohen dhe si pasojë humbisni kilet e tepërta, sigurisht duke ndjekur një diete të përshtatshme dhe të pasur me fruta dhe perime. Metabolizmi në fakt stimulohet nga mikroelement detar si jodi, në gjendje për të shpejtuar metabolizmin dhe të favorizojë humbjen në peshë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera