Për targat, pas së hënës s’erdhi e marta siç tha Bislimi – por e mërkura

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 24 November 2022
Mbrëmë është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, lajm të cilin e bëri të ditur kryediplomati evropian, Josep Borrell.
“Shumë i lumtur për të njoftuar se shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së janë pajtuar mbi masat për të shmangur eskalimin e mëtejmë dhe që të koncentrohen plotësimin në propozimet për normalizim të marrëdhënieve mes tyre”, është shprehur Borrell.
Pas arritjes së kësaj ujdie, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, tha ai.
E derisa ende nuk pati dakordim mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, të hënën e 21 nëntorit pritej që të hynte në fuqi masa e gjobitjes për veturat me targa ilegale.
Rreth këtij afati për aplikim të gjobave nga data 21 nëntor, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të mërkurën e 16 nëntorit ishte pyetur nga gazetarët se çka pritej të ndodhte pas kësaj të hëne, ai ishte përgjigjur me ironi duke thënë “vjen e marta pas së hënës”.
“Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do te ndodh të hënën, jemi duke diskutuar”, ishte shprehur Bislimi.

Të tjera
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...
-
Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë
Sot varroset 21-vjeçari i dyshohet se vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në një...
-
Vala e të nxehtit zbutet, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent në Kosovë edhe për gjatë ...
-
Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?
Nga gjithsej 338.5 milionë litra karburante të importuara në Kosovë që nga ja...
-
Thatësira në rajon, AP shkruan se si pishina e Gërmisë s’po mund të mbushet me ujë
Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të rëndë pasi një valë të n...
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...