Lajme

Për shkak të motit të lig, KEDS paralajmëron reduktime të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 01 July 2023

Pas motit të lig në vend, KEDS njofton se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

“Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”, njofton KEDS.

Tutje njoftohet se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera