Për një javë në Kosovë, 250 kamionë sollën 1.6 milionë euro mallra serbe
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 09 April 2020
Një javë më parë, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka larguar tarifës doganore 100% ndaj shtetit serb duke miratuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
E gjatë kësaj jave në Kosovë ka hyrë mallra serb në vlerë 1.6 milionë euro.
Derisa numri i kamionëve ka qenë mbi 250.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ai ka thënë saktësisht së gjatë kësaj periudhe nga Serbia kanë hyrë 263 dërgesa.
“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia, kemi pasur 263 dërgesa nga ky shtet”, ka thënë Stavileci.
Stavileci ka treguar edhe për llojet e produkteve të importuara.
“Derisa produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara”, ka shtuar ai.
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë mbrëmjen e 31 marsit, Serbia obligohej që emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe certifikatat veterinare, bashkë me dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
E këtë vendim sipas Doganës së Kosovës e ka shteti serb e ka respektuar në përpikmëri.
“Të gjitha dërgesat deri tani ju kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë si dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë për arbresh.info, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ndërsa vetëm në ditën e parë të heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë, në Kosovë nga ky shtet kanë hyrë 16 kamionë.
“Gjatë ditës së parë, 1 prill kemi pasur 16 maune në procedura të zhdoganimit ku një nga ato është ndaluar dhe kanë filluar procedurat për kthim pasi nuk e ka dorëzuar certifikatën fitosanitare e cila nuk ka qenë në bazë të parametrave të vendimit dhe kushtetutës”, kishte thënë Stavileci.
Ndërsa për dy ditë vlera e mallit të importuar ka shkuar në gjysmë milioni euro.
“Derisa sot (2 prill) në procedura te zhdoganimit janë 84 dërgesa me origjine nga Serbia ku vlera e tyre deri në ketë kohë ka arritur në rreth 500.000 mijë euro”, ka shtuar Stavileci.
Mbrëmjen e 31 marsit, Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të shfuqizojë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe të fillojë me zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Gjatë konferencës ku u bë i ditur vendimi u tha se ai do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor ku edhe do të bëhet një vlerësim i gjithëmbarshëm i mbarëvajtjes së vendimit.
“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, pra sa i përket implementimit. Me këtë rast, nuk do të mjaftohemi vetëm me vlerësimin e gjithmbarshëm më 15 qershor, por pika 3 e këtij propozim-vendimi thotë që zbatimi dhe përshtatshmëria e këtij vendimi do të rishikohen së paku një herë në muaj. Pra në mënyrë periodike, por së paku një herë në muaj, do të rishikohen duke mbledhur të dhënat nga zyrtarët tanë doganorë se si eci puna e reciprocitetit”, tha kryeministri, Albin Kurti.

T� tjera
-
Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon
Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte s...
-
Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
Të martën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do...
-
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm, mbështesin xhihadistët
Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donal...
-
Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së
Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për baterit...
-
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policin...
-
Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA, kërkon presion maksimal ndaj Moskës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri ...
-
Veliaj tha se iu kërkua t’ia delegonte Bashkinë, reagon Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori
Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar...
-
Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit
Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merr...
-
Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kry...
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...

































