Lajme

“Për një foto”, të rinjtë e Prishtinës rrezikojnë jetën në ndërtesën e braktisur

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 07 June 2021

Ndërtesa tetë katëshe në  rrugën “Ardian Krasniqi” në kryeqytet, dyshohet se është kthyer në një vend ku adoleshentët rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas banorëve këta të rinjë takohen çdo ditë në këtë objekt afër shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë dhe bëjnë veprime jo të lejuara.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga vendi ku të rinjtë shihen duke u ngjitur në hapësirat e larta të këtij objekti të pabanuar në lagjen e  Muhaxherëve në Prishtinë, me arsyetimin për të bërë fotografi.

-Advertisement-

Përveç që rrezikojnë  jetën në katet e larta dyshohet se ata po përdorin dhe substanca narkotike.

Këtë po e pohojnë edhe banorët e kësaj pjese.

Ndonëse nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ata në kushte anonimiteti i kanë thënë Infokusit se nuk kalon ditë pa u grumbulluar dhjetëra fëmijë, djem dhe vajza të cilët bëjnë veprime jo të ligjshme.

Madje banorët  po ankohen se kjo  është kthyer në një problem shqetësues.

Sipas tyre të gjithë ata që hyjnë në këtë objekt janë të moshës  deri në 15 vjeç.

Për këtë objekt që rrezikon jetën e qytetarëve, Policia e Kosovës thonë se nuk janë në dijeni.

“Sa i përket çështjes së rrugës “Ardian Krasniqi” objekti tetë katësh, deri më tani ne nuk kemi pasur ndonjë informacion për veprime negative të fëmijëve apo moshave të tjera në afërësi të atij objekti”, ka thënë Sami Halimi, Zv.komandant i Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale në Prishtinë.

Ky objekt ka mbetur si i tillë që kur ka ardhur në pushtet i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Që atëherë nuk është bërë asnjë punim dhe nuk është siguruar për të mos lejuar të futen qytetarët në të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera