Për herë të parë në historinë e Forcave Ajrore Turke, një grua merr gradën e gjeneralit
Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 05 August 2026
Një ngjarje historike ka ndodhur në Forcat e Armatosura të Turqisë. Me ngritjen në detyrë të koloneles Ozlem Karapinar në gradën e gjeneral brigade, një grua ka arritur për herë të parë në histori gradën e gjeneralit në Forcat Ajrore Turke.
Mbledhja e Këshillit të Lartë Ushtarak, e kryesuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zgjati 2 orë e 20 minuta. Gjatë takimit u diskutuan promovimet në detyrë dhe vendimet për pensionimin brenda Forcave të Armatosura Turke.
Një nga vendimet e marra në këtë takim lidhej pikërisht me Karapinarin.
Ozlem Karapinar është oficere në Forcat Ajrore Turke. Gjatë karrierës së saj ajo ka mbajtur poste të ndryshme, ndërsa tani është ngritur nga grada e koloneles në atë të gjeneral brigades, duke u bërë gruaja e parë gjenerale në historinë e aviacionit ushtarak turk.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Ziya Cemal Kadıoglu, ka dalë në pension.
Detajet rreth karrierës ushtarake të Karapinarit nuk janë bërë të ditura gjerësisht për publikun, por ajo njihet për detyrat dhe arritjet e saj të spikatura, veçanërisht në fushën e aviacionit.
Pas këtij promovimi, Karapinar do të thirret me titullin “pasha”.
Në Forcat e Armatosura Turke, termi “pasha” përdoret tradicionalisht si formë adresimi për komandantët me gradë gjenerali ose admirali. Grada e gjeneral brigades është shkalla e parë në hierarkinë e gjeneralëve.

T� tjera
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me en...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryemini...
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...


































