Lajme

Për 24 orë: Dy të vdekur e 27 të lënduar në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 16 August 2026

Kosova vazhdon të shënojë raste të vdekjeve e të lënduarve nga aksidentet në komunikacion.

Sipas raportit policor, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore.

Në njërin rast, ka humbur jetën një 29-vjeçare në Suharekë, ndërsa në rastin tjetër një këmbësor është goditur për vdekje në Mleqan të Malishevës.

-Advertisement-

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, 27 persona kanë pësuar lëndime nga aksidentet në trafik.

Ndërsa, me dëme matariale janë regjistruar 56 aksidente të tjera.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy