Pepsi® sjell trashëgiminë e saj muzikore në Sunny Hill Festival 2026
Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 23 July 2026
Pepsi njofton sot partneritetin e saj me Sunny Hill Festival 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Ballkan, që do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë.
Duke sjellë së bashku disa nga artistët më emocionues në botë dhe duke tërhequr dhjetëra mijëra adhurues të muzikës nga i gjithë rajoni dhe më gjerë, Sunny Hill Festival ofron një platformë unike për Pepsi që të festojë vendin ku muzika dhe komuniteti bashkohen.
Për dekada me radhë, muzika ka qenë një nga pasionet më të qëndrueshme globale të Pepsi-t, duke lidhur breza të tërë fansash që kërkojnë më shumë bashkëpunime ikonike me artistë, eksperienca të paharrueshme live dhe momente kulturore emocionuese. Përmes partneritetit me Sunny Hill Festival, Pepsi vazhdon këtë trashëgimi duke krijuar mundësi që fansat të angazhohen me markën në mënyra autentike, relevante dhe të paharrueshme.
“Muzika gjithmonë ka pasur fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të krijojë përvoja të përbashkëta”, tha Michal Jaszczyk, General Manager për Beverage në Evropën Qendrore pranë PepsiCo. “Jemi krenarë që jemi pjesë e një eventi që feston kreativitetin, lidhjen mes njerëzve dhe energjinë e muzikës live. Qoftë duke vallëzuar nën ritmet e muzikës, duke kërkuar pijen perfekte për ushqimin tuaj në festival apo thjesht një moment freskie, përmes këtij partneriteti mezi presim t’i afrojmë fansat me eksperiencat që ata duan përgjatë gjithë fundjavës.”
Pepsi do të sjellë prezencën më të guximshme në disa nga hapësirat më të gjalla të festivalit, duke krijuar momente lidhjeje, freskimi dhe feste në gjithë parkun e Sunny Hill Festival.
Dukagjin Lipa, themelues dhe CEO i Sunny Hill Festival, tha: “Muzika, miqësia dhe përvoja janë në zemër të Sunny Hill Festival dhe çdo vit ne kërkojmë mënyra të reja për ta bërë atë një vend të veçantë për fansat. Lidhja e gjatë e Pepsi-t me muzikën dhe argëtimin i bën ata një partner të natyrshëm për të mirëpritur dhe kënaqur audiencën tonë me përvoja të reja dhe emocionuese në Prishtinë për një tjetër fundjavë të paharrueshme.”
Nga baret e branduara dhe prezenca në të gjithë festivalin, deri te përvojat gjithëpërfshirëse për konsumatorët dhe Pepsi House of Treats – një platformë e re pijesh të krijuara posaçërisht për aktivizimet Away-From-Home – Pepsi do të sigurojë që fansat të përfitojnë maksimalisht nga një fundjavë e paharrueshme me muzikë, kulturë dhe komunitet.
Pepsi House of Treats është ndërtuar rreth shijeve të guximshme, personalizimit argëtues dhe prezantimeve vizualisht tërheqëse. Është hapësira ideale për pjesëmarrësit e festivalit që të shijojnë një eksperiencë ekskluzive. Vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë pije të krijuara në mënyrë kreative me bazë Pepsi Zero Sugar dhe 7UP Zero Sugar, të pasuruara me shtesa dhe përbërës të shijshëm, të dizajnuara për t’i befasuar dhe kënaqur.
Ndërsa Sunny Hill Festival mirëpret adhuruesit e muzikës në Prishtinë këtë verë, Pepsi do të jetë aty për të festuar momentet që kanë më së shumti rëndësi: muzikën, atmosferën dhe përvojat e paharrueshme të ndara mes fansave.
Rreth PepsiCo
Produktet e PepsiCo konsumohen më shumë se një miliard herë në ditë nga konsumatorë në mbi 200 vende dhe territore në mbarë botën. Në vitin 2025, PepsiCo gjeneroi afërsisht 94 miliardë dollarë të ardhura neto, të mbështetura nga një portofol plotësues pijesh dhe ushqimesh praktike që përfshin markat Lay’s, Doritos, Cheetos, Gatorade, Pepsi-Cola, Mountain Dew, Quaker dhe SodaStream. Portofoli i produkteve të PepsiCo përfshin një gamë të gjerë ushqimesh dhe pijesh të preferuara nga konsumatorët, përfshirë shumë marka ikonike që gjenerojnë më shumë se 1 miliard dollarë secila në shitje vjetore me pakicë.
PepsiCo udhëhiqet nga vizioni i saj për të qenë Lideri Global në Pije dhe Ushqime Praktike, duke fituar përmes pep+ (PepsiCo Positive). pep+ është transformimi strategjik i kompanisë nga fillimi deri në fund, i cili vendos qëndrueshmërinë në qendër të strategjisë së biznesit, me synimin për të nxitur rritjen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrrueshm për PepsiCo dhe komunitetet ku operon. Për më shumë informacion, vizitoni www.pepsico.com dhe ndiqni PepsiCo në X (Twitter), Instagram, Facebook dhe LinkedIn në @PepsiCo.
Rreth Sunny Hill Festival
Sunny Hill Festival është festivali më i madh muzikor në Kosovë dhe një nga festivalet lider në Evropën Juglindore. I themeluar në vitin 2018 nga Dukagjin “Dugi” Lipa dhe i promovuar ndërkombëtarisht nga fituesja tre herë e çmimit Grammy, Dua Lipa, festivali shërben më shumë se 100,000 vizitorë nga mbi 60 shtete gjatë tre ditëve të tij. I organizuar në katër skena në Sunny Hill Festival Park në Prishtinë, Kosovë, festivali është vlerësuar në tri cikle të European Festival Awards. Sunny Hill vepron në shërbim të Sunny Hill Foundation, duke promovuar artin, kulturën dhe arsimin në Kosovë, dhe po investon 7 milionë euro për ta shndërruar zonën e fshatit të festivalit në një park publik.


T� tjera
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...


































