Sport

Pele shtrohet sërish në spital, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 08 December 2021

Legjenda e futbollit brazilian, Pele është kthyer në spital për t’iu nënshtruar një trajtimi të ri të tumorit të zorrës së trashë.

Ai raportohet se është në një gjendje stabile dhe spitali i Sao Paulos, “Albert Einstein”, ku ai po qëndron, tha të mërkurën se ai duhet të lirohet në ditët në vijim, raporton “Evening Standard”.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në shtator dhe kaloi gati një muaj në spital.

-Advertisement-

81-vjeçari, tre herë fituesi i Kupës së Botës tha në atë kohë se do t’i duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Ndihmësi i tij Pepito Fornos ka thënë për “Associated Press” se Pele po bën seanca kimioterapie për të trajtuar tumorin që u gjet gjatë ekzaminimeve rutinore në fund të gushtit.

Pele ka vuajtur prej vitesh nga problemet e ijeve dhe nuk mund të ecë pa ndihmën e një personi tjetër. Paraqitjet e tij publike tashmë janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera