Pejë: Prokuroria sekuestron BMW X6 të kërkuar ndërkombëtarisht, urdhëron kthimin te pronari
Autori: Gazeta inFokus
13:55 | 17 August 2026
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Ekipin për Hetimin e Autokrimeve, ka realizuar sekuestrimin e një automjeti të markës “BMW X6”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas Prokurorisë, informacioni për automjetin është pranuar nga autoritetet kompetente të Gjermanisë përmes zyrës së ILECU-së. Automjeti ishte kërkuar në kuadër të një procedure penale të iniciuar në Gjermani ndaj shtetasit kosovar Sh.Q., nën dyshimin për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Pas lokalizimit të automjetit, më 7 gusht 2026 është bërë sekuestrimi i tij. Në atë fazë, Prokurori i Shtetit kishte lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit.
Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më 14 gusht Prokurori i Shtetit ka urdhëruar kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet konkrete që kanë çuar në kthimin e automjetit, përtej sqarimit se vendimi është marrë pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale.
Në përfundim të njoftimit, Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim të trajtimit efikas të rasteve penale dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...

































