Pejë/ Mehaj del në terren, thotë se janë dispozicion për të ndërhyrë

Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 25 June 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkuar për ngushëllime në famijen Ademaj në Pejë, pas humbjes së dy personave nga vërshimet.
Ai njofton se kanë dalë edhe në terren dhe kanë parë nga afër gjendjen, derisa thotë se janë në dispozicion me gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve, raporton Indeksonline.
Shkrimi i plotë:
Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin.
Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, z. Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.
Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja!

Të tjera
-
Kosharja, Anton Quni: Kërkuam mbështetje, na përkrahën edhe ndërkombëtarët
Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ...
-
I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij
Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga...
-
Kurti kërkonte 500 mijë, Edi Rama i lyp 1 milion vota
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, ku Albin Kurti kërkoi 500 mijë vota p...
-
Shembet dheu tek liqeni i Badocit, aksidentohet vetura
Para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan më saktësisht tek liqeni i Badoc...
-
Hasani: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbës...
-
Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte
Gjykata Speciale ka vendosur që Vladimir Putin për sa kohë mban postin e Pres...
-
“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e të riut që u gjet i vdekur në mal
Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 2...
-
Nesër ZRRE-ja vendos për propozimin për shtrenjtim të energjisë
Me fillim prej orës 10:00 të premten e 11 prillit, Bordi i Zyrës së Rregullat...
-
Kica-Xhelili: Kurti thoshte qytetarët paguajnë rrymën shtrejtë, nesër ZRrE po synon rritjen e çmimeve për energji elektrike
Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se dikur...
-
“Kina na ka grabitur”- Trump pas tarifave të larta: Ata kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur ditën ...
-
Rashiq thotë se adresa e tij e parë është Kurti, por është i hapur edhe për opozitën
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ...
-
Qirinj para Ministrisë së Ekonomisë, asnjë cent ma shumë për rrymën!
Një aksion simbolik kundër rritjes së çmimit të tarifave të energjisë elektri...