Fokus

Befason djali i axhës së Gjyljeta Ukellës tregon si Edmon Lajçi nuk ka dashtë me i pa fëmijët e vet – “Dy orë u kanë qika përballë tij e si ka fol”

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 10 April 2025

Pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës, për herë të parë ka folur djali i axhës së saj, Shpat Ukella, në emisionin “Zgjohu”, nën moderimin e Era Berishës, ku me 16 prill të këtij viti bëhen 1 vit nga ndarja e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Ukella tregoi se fëmijëve të Gjyljetës do të mundohen të ju rrijnë gati ashtu siq kishte bërë Gjyljeta me ta sa ishte gjallë.

“Na mundohem shumë asnjëherë mos mi mungu kurgjo, se as Gjyleta nuk ju ka lënë kurgjo me mungu, as në anën e shkollës me hanger, me pi, me pas një jetë normale, krejt familja jena bashkë veq për qata fëmijë edhe kena me vazhdu me kanë derisa të janë gjallë.”, tha Ukella në emisionin Zgjohu, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Ai gjithashtu shtoi se asnjëri nga fëmijët nuk dëshirojnë ta shohin babain e tyre, ku edhe gjatë seancës së gjykimit të tij as ai nuk ka tentuar as të bisedojë e ti shikojë ata.

“Asnjëherë, unë veq du me thanë një senë, sado qe prind që je, në gjykim ka qenë Paulina por që nuk tenton njeriu 2 orë mos me shiku qikën e vet, asnjë moment mu nuk më ka ndodhë. Tash vjen një letër prej një avokati që e ka marë edhe lyp për me ja falë dënimin, qysh me ja fal dënimin një njeriu që nuk e shikon fëmijën e vetë , qysh me ja fal apelin një njeriut që nuk e kqyrë qikën e vetë, edhe Paulina nuk është që kërkon.”, tha Ukella.

Tutje kur më 16 prill bëhen 1 vit nga ndarja e Gjyljetës, tre fëmijët e saj ende kërkojnë ta shohin e ta ndjejnë ngrohtësinë e saj.

“1 vjet u bo hala nuk kanë kërku ta shikojnë babain e vetë, nanën e vetë qohen në mëngjes e lypin Gjyljetën, kur vjen puna e drekës thojnë qështu ma ka bërë nana, kur flen e lyp fotografinë e nanës, dmth na krejt po i jepim po ngrohtësin e nanës nuk po mundem me ja jep”, deklaroi Ukella në emisionin Zgjohu prodhim i Gazetës Infokus.

Ndryshe, Gjyljeta Ukella më 16 prill të vitit 2024, u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi në Pejë, ku ngjarja ndodhi në banesën e tyre kur Gjyljeta po pinte kafen e mëngjesit, shkruan Gazeta Infokus.

Edmond Lajqi e qëlloi atë me një plumb në ballë ku pas krimit, ai u vetëdorëzua në polici, duke pranuar veprën dhe duke kërkuar ndihmë për fëmijët e tij

Të dy kishin tre fëmijë dhe ajo punonte si asistente e stomatologjisë në QKMF në Pejë, ndërsa ai ishte i papunë për 15 vite./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera