“Unë edi që mamin e kanë vrà”- Fjalët emocionuese të djalit 6 vjeçar të Gjyljeta Ukellës, e cila tash një vit u vrá nga bashkëshorti i saj në Pejë

Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 10 April 2025
Pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës, për herë të parë ka folur djali i axhës së saj, Shpat Ukella, në emisionin “Zgjohu”, nën moderimin e Era Berishës, ku me 16 prill të këtij viti bëhen 1 vit nga ndarja e saj, shkruan Gazeta Infokus.
Ukella gjatë emisionit ka rrëfyer se si fëmijët e saj e kishin kuptuar vrasjen dhe se asnjëri nga fëmijët e saj nuk e dëshirojnë babain por vetëm Gjyljetën.
“Paulina vajza e madhe realisht e ka ditë, Tara e ka pa vajza e dyt, djali nuk e ka pa dhe nuk e ka ditë se na jena mundu pak me i thanë që ka shku ne Gjermani tash kthehet, e ni ditë tha un e di qka ka ndodh djali, po veq ni sen du me cek që bohet 1 vjet tha asnjoni fëmijë asnjëherë nuk thotë po e du babin po po du nanën”, u shpreh Ukella në emisionin Zgjohu.
Tutje ai gjatë emisionit u shpreh se të gjithë familjarët po mundohen ta shuajnë dhimbjen e saj për fëmijët duke u munduar që ti rrijnë pranë njëri tjetrit dhe të i shkollojnë ata në mënyrën më të mirë.
“Na sado që mundohem i madh i vogël i familjës tonë, motrat vllau krejt çka jena dmth axhallarë me i jep ngrohtësinë, dashurinë me i jep krejt botën. Na nuk mundemi me ja zëvëndësu në asnjë moment nanën , që çdo herë flejn e qohen me Gjyljetën. E kom shumë vështirë me fol po ata jonë amaneti i motrës tonë, a na ishalla mundemi me ja dal me ja shkollu me ja bo fëmijë të hajërit e mu mburr edhe ajo me ta.”, deklaroi Ukella në emisionin Zgjohu prodhim i Gazetës Infokus.
Ndryshe, Gjyljeta Ukella më 16 prill të vitit 2024, u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi në Pejë, ku ngjarja ndodhi në banesën e tyre kur Gjyljeta po pinte kafen e mëngjesit, shkruan Gazeta Infokus.
Edmond Lajqi e qëlloi atë me një plumb në ballë ku pas krimit, ai u vetëdorëzua në polici, duke pranuar veprën dhe duke kërkuar ndihmë për fëmijët e tij
Të dy kishin tre fëmijë dhe ajo punonte si asistente e stomatologjisë në QKMF në Pejë, ndërsa ai ishte i papunë për 15 vite./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

Të tjera
-
Vetura përplas këmbësorin në Fushë Kosovë, gjendja e tij e rëndë
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Fushë Kosovë. Aksidenti ka ...
-
Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut
Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Fra...
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...
-
Mediat serbe: Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës
Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili pas konfliktit të armato...
-
I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdor...
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...
-
Plani i SHBA: Jo pranimit të Ukrainës në NATO dhe njohja e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Ukraina është nën presion për t’iu përgjigjur këtë javë një propozimi të SHBA...